Zbulohet bomba me 225 kg tritol, është aktivizuar, evakuohen 23 mijë banorë

Zbulohet bomba me 225 kg tritol, është aktivizuar, evakuohen 23 mijë banorë

Lufta e dytë botërore duket se akoma nuk ka mbaruar. Gjatë ditës së djeshme një bombë e Luftës së dytë Botërore me diametër 1 metër e 10 cm e me mbi 225 kg tritol është gjetur gjatë punimeve në një kantier ndërtimit në bregdetin italian.

Mbi 23 mijë banorë në komunën e Fanos në rajonin e Markeve në Itali janë larguar gjatë natës nga banesat e tyre nga rreziku i shpërthimit të saj.

Bomba është zbuluar dhe aktivizuar gabimisht gjatë punimeve në një kantier në bregdetin Sasonia di Fano. Prefekti i Fanos ka urdhëruar evakuimin e rreth 23 mijë banorëve.  Sipas ekspertëve bomba është e fabrikimit angleze e pas aktivizimit të saj duhet të shpërthej brenda 144 orëve.

Gjatë natës forcat e ushtrisë dhe policisë italiane kanë vënë në siguri bombën e rreth orëve të para të mëngjesit është transportuar në det për t’u shpërhuar në ujërat e thella.

Alarmi mbi sigurinë e jetës së 23 mijë banorëve të evakur do të vazhdojë deri në orën 13.00 të ditës së sotme njoftojne autoritete italiane.

You may also like

Individi fetar në shtetin sekular

Shkruan: Abdullah Klinaku E drejta për të manifestuar