Zbulohet misteri më i madh, ja e vërteta për trekëndëshin e Bermudës

Zbulohet misteri më i madh, ja e vërteta për trekëndëshin e Bermudës

Tani, një raport i ri sugjeron se këto gropa misterioze, mund të jenë të lidhura me misteret e Trekëndëshit të Bermudës.

Zbulimi i disa kratereve misterioze në Siberi, në fillim të këtij viti, bëri që të dalin një valë spekulimesh në lidhje me origjinën e tyre.

Megjithatë, shumë shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se ky mekanizëm, nuk shpjegon zhdukjet e shumta që kanë ndodhur në Bermuda, i cili është një vend që nuk është provuar ende se ekziston.

Në korrik, studiuesit siberianë zbuluan një krater të madh në Gadishullin Yamal, që ndryshe mund të quhet “fundi i botës”.

Më vonë, dy kratere të tjera u gjetën, një në zonën Taz, dhe një tjetër në Gadishullin Taymyr. Origjina e tyre mbetet ende një mister.

Shkencëtarët rusë raportuan në revistën “Nature” se, lirimi i gazrave shpërthyes të bllokuar, të quajtur metan, kishte gjasa që të krijonte këto gropa të mëdha.

Ky konkluzion u arrit pasi u provua që, ajri pranë kraterit përmbante përqendrime jashtëzakonisht të larta të metanit, thanë ata.

Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që thonë se ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Por shumë të tjerë e kundërshtojnë ekzistencën e tij./d.m-dritare.net

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra