Pas autopsisë së futbollistit legjendar Diego Armando Maradona, i cili vdiq dje në Argjentinë, u bë i qartë shkaku i vdekjes së Maradonas, transmeton Kosova Post.
Sipas lajmeve në shtypin argjentinas, në raportin paraprak të autopsisë së kryer te Maradona, thuhej se ish-futbollisti vdiq për shkak të ‘edemës akute të mushkërive për shkak të dështimit kronik të zemrës’ gjatë gjumit.
U njoftua se rezultati përfundimtar i autopsisë do të finalizohet pas testeve toksikologjike dhe histopatologjike që do të analizojnë nëse ndonjë substancë është në trupin e Maradona.
Autopsia, e cila filloi dje në 19:00 me kohën lokale në Spitalin San Fernando Petrona V. De Cordero në provincën e Buenos Aires, zgjati deri në orën 22:00.