Sot në Kuvendin e Kosovës u mbajt interpelanca e kryeministrit Kurti që ishte ftuar nga deputetët e AAK-së të përkrahur edhe nga deputetët tjerë opozitarë, raporton KosovaPost.
Megjithatë, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë qëndruar në seancën e mbajtur sot.
Sipas një fotografie që ka publikuar zëdhenësi i Qeverisë aktuale Perparim Kryeziu, shihet se asnjë nga deputetët nga ana e opozitës nuk është i pranishëm në sallë.
“Dëshmia se sa ka rëndësi për deputetët e LDK-së diskutimi për temën e dialogut”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotos./KosovaPost/