Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se nisma të tilla si projekt-rezoluta e Kongresit Amerikan, e cila kërkon t’i jepet fund njohjes së Vladimir Putin si President i Rusisë, nëse ai rizgjedhur në atë post pas 7 majit 2024, janë të papranueshme, transmeton Kosova Post.
“Ne i konsiderojmë të papranueshme nisma të tilla nga kongresmenët amerikanë. Ne e shohim këtë si ndërhyrje në çështjet tona, sepse besojmë me vendosmëri se vetëm populli rus ka të drejtë të vendosë se kush duhet të jetë presidenti rus dhe kur”, tha Peskov në një konferencë për shtyp, siç raporton agjencia ruse TASs.
“Në fakt, kjo nismë është, për ta thënë butë, aq e papërshtatshme sa nuk ka nevojë edhe të lëshohen deklarata si përgjigje”, tha Peskov.sh.o./Kosova Post