Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) John Kirby njoftoi fillimin e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21” që zhvillohet me 26 vende evropiane dhe me pjesëmarrjen e 28.000 trupave, transmeton Kosova Post.
Duke folur në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Kirby njoftoi fillimin e stërvitjes “Defender Europe 21”, përgatitjet e së cilës kanë filluar që nga marsi dhe do të vazhdojë deri në mes të qershorit.
Pasi vuri në dukje se stërvitja filloi në Shqipëri zëdhënësi Kirby tha: “Stërvitja do të përfshijë 28.000 trupa nga 26 vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), aleatët dhe partnerët e saj dhe është me natyrë mbrojtëse. Ndërsa përqendrohet në parandalimin e agresionit, ai përgatit forcat tona për t’iu përgjigjur krizës dhe, nëse është e nevojshme, operacioneve luftarake. Stërvitja përfshin disa ushtrime shumëkombëshe të ndërlidhura.”
Turqia gjithashtu është pjesëmarrëse në këtë stërvitje.
Kirby njoftoi se stërvitja e “Bregut të Veriut” që do të zhvillohet në brigjet e Alaskës do të kryhet nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe Forcat Indo-Paqësore të SHBA-së.
“Rreth 15.000 trupa dhe 240 avionë do të marrin pjesë në këtë stërvitje, e cila përqendrohet në trajnime të niveleve të larta, trajnime reale me avionë luftarakë për të përmirësuar ndërveprimin dhe për të rritur gatishmërinë luftarake”, bëri të ditur ndër të tjera zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.trt