Gazetari Milaim Zeka ka dhënë dorëheqje nga vendi i tij i punës në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se largohet nga RTK, për shkak zhvillimeve dramatike në RTK, ndërsa ka thënë se “klasën e re politike politike ka per qellim shuarjen e ketije mediumi publik ”.
“Rrugëtimi im mediatik do të jetë me mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe vendet e tjera perëndimore”, ka shkruar ndër të tjerash Zeka në Facebook,
Postimi i plotë:
Te nderuar kolegë, dhe kolege
Duke i pa zhvillimet dramatike ne RTK, duke e pare qe klasa e re politike ka per qellim shuarjen e ketije mediumi publik, kam vendosur te jap doreheqje nga vendi im i punes.
Rrugetimi im mediatik do te jet me mediat ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, dhe vendet e tjera perendimore.
Ashtu sikurse Putini qe po bene lufte me te gjithe, edhe “çlirimtaret” e 14 shkurtit po e zgjerojne frontin e luftes. Edhe Putini, edhe keta, kane me deshtu me turp!!!
Faleminderit te gjithe atyre njerezeve te mire te RTK-se, me te cilet kemi punuar qe 20 vite.