Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka, ka dalë në mbështetje të zjarrfikësve protestues, duke bashkëndje pozitën e tyre të mjerueshme, ka kritikuar qeverisjen në vend për injorimin e kësaj kategorie. Ai madje gjenden e tyre e quan turp institucional, raporton Kosova Post.

Zeka i bëri thirrje Qeverisë që të ulet urgjentisht dhe të merr vendim për rritjen e pagave për zjarrfikësit.

Ai ka thënë se  është aty në mesin e protestuesve  jo në emër të partisë, por në emrin e tij si përfaqësues i qytetarëve.

“Jam në mbështetje të protestuesve, dhe nuk dal në emër të partisë por në emër të qytetarëve që më kanë votuar. Është turp për qeveritë e kaluara, 17 vite i kanë lënë zjarrfikësit në këtë gjendje. Një shtet normal e din që pas policisë janë zjarrfikësit ata të cilët shpëtojnë jetën tonë. Prandaj këtë kategori me lënë në gjendje të mjerueshme është turp”, tha Zeka.

Për të qenë më i fuqishëm në mbrojtje të dinjitetit dhe kritikë ndaj qeverisjes në vend, Zeka përmendi pagat e majme  katërshifrore që marrin punëtorët në Postë dhe AKP,  ndërsa tha ai zjarrfikësit tha ai  kanë 300 euro.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që të ulet urgjentisht dhe të merr vendim për rritjen e pagave për zjarrfikësit, raporton Kosova Post.

Related Posts

You may also like

Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara