Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy tha se kanë biseduar me Turqin për të ndërmjetësuar evakuimin e civilëve dhe ushtarëve nga Mariupol, ku situata humanitare ka arritur në një fazë kritike, transmeton KosovaPost.
Në videomesazhin që postoi, Zelenskiy deklaroi se korridoret e ndihmës humanitare janë hapur në rajonet Donjeck, Lugansk dhe Zaporoizha.
Ai deklaroi se kanë evakuuar gjithsej 6.266 civilë nga qytetet e këtyre rajoneve, veçanërisht nga Mariupoli, dhe dha informacionin se kanë mbajtur një takim të veçantë për largimin e të plagosurve dhe të vdekurve nga Mariupoli, ku situata humanitare ka arritur në fazë kritike.
“Ushtarët dhe civilët tanë, të gjithë. Ne jemi duke biseduar me Türkiyen për të vepruar si ndërmjetëse për këtë çështje”, tha Presidenti i Ukrainës.
Zelenskiy paralajmëroi familjet e të rinjve që rekrutuan me zor në Rusi. “Ky do të jetë një rekrutim që duket tradicional, por ende i ndryshëm nga ai i zakonshëm. Ata që u regjistruan këtë vit mund të dërgohen në luftë kundër nesh. Prandaj, kjo do të thotë vdekje e garantuar për shumë të rinj”, u shpreh Zelenskiy.
Ai nënvizoi se Rusia po përpiqet të rekrutojë njerëz, veçanërisht në Krime dhe e vlerësoi këtë si shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Duke iu drejtuar Krimesë, Zelensky tha: “Sabotoni këtë. Mos ndiqni urdhrat. Nëse nuk funksionon, dorëzohuni tek Forcat e Armatosura të Ukrainës në rastin më të parë.”
Zelenskiy deklaroi gjithashtu se ushtarët rusë filluan të tërhiqen nga provincat veriore, por u përqendruan në rajonin lindor dhe u përgatitën për sulme të reja të forta.
Ndërkaq duke uruar myslimanët e Ukrainës për muajin e bekuar të Ramazanit, Zelenskiy tha: “Ky muaj përfaqëson lutje të sinqerta, falje reciproke dhe bamirësi”.
Sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, Mariupol mbetet pjesërisht nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Gati 2.000 civilë u evakuuan në zonën e sigurt ditën e fundit, me 40 autobusë dhe automjete private në qytet, ku trupat ruse u përpoqën të merrnin kontrollin e plotë dhe vazhduan të vendosnin sistemet e tyre të artilerisë.
Evakuimi i civilëve nga qyteti i Mariupolit, ku situata humanitare ka arritur në një fazë kritike, po vështirësohet dita-ditës./trt