Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka thënë G7-ës, se do që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë para fillimit të dimrit, sipas Reuters.
Zelensky tha se kushtet e betejës do të bëheshin më të ashpra për trupat e tij,derisa ata do të luftonin kundër tyre dhe u kërkoi udhëheqësve të G7-ës, të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për AFP.
Zelensky iu drejtua liderëve të G7-ës, përmes një video, në një samit në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.
Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të “intensifikojnë sanksionet” kundër Rusisë.