Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando, shkruan Kosova Post.
Zemaj përmes një postimi në Fcebook ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe ndihmën që mund ta ketë Kosova nga Turqia e Italia.
“Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike.
Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj!