Zëvendëspresidentja e Bullgarisë vizitë në Shqipëri, takon Presidentin Meta

Zëvendëspresidentja e Bullgarisë vizitë në Shqipëri, takon Presidentin Meta

Zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ku në fokus të bisedimeve gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të vendit sot ishte procesi i integrimit evropian i Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim zv.presidenten bullgare, ku në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

“Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Meta, shprehu besimin se gjatë presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të hapë negociatat e anëtarësimit. Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më shpejt të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, theksohet në njoftim.

Ndërkohë theksohet se Iotova është shprehur gjatë takimit se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të kenë një vëmendje të veçantë gjatë presidencës bullgare të Bashkimit Evropain, “për të rikthyer edhe njëherë vemendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit.”

Iotova është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa do t’i vazhdojë edhe nesër takimet.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim të zv.presidenten bullgare, ku në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim të zv.presidenten bullgare, ku në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

You may also like

Bitcoin thyen rekord

Monedha virtuale Bitcoin shënoi një rekord të ri sot,