Kamala Harris, Zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka falënderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve afganë, pas situatës së krijuar në Afganistan, shkruan Kosova Post.
Zëvendëspresidentja Harris ka thënë se ishte kënaqësi të bisedonte me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të falënderuar shtetin e Kosovës për mikpritjen e afganëve në kampin Bondsteel.
Për bisedën e realizuar me Presidenten Osmani, ajo ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, ka shkruar Harris.
It was a pleasure to speak with President @VjosaOsmaniPRKS yesterday to extend our nation’s thanks to Kosovo for hosting vulnerable Afghans at Camp Bondsteel. We agreed to continue to strengthen the important U.S.-Kosovo relationship.
— Vice President Kamala Harris (@VP) September 4, 2021
Për këtë bisedë njoftoi edhe zyra e Presidencës së Kosovës, me ç’rast vihet theksi te falënderimi i Osmanit në ndihmën e ShBA-ve, për sa i përket donacionit prej mbi 500.000 vaksinash.
Zv.presidentja Harris, po sipas njoftimit të presidencës, ka shprehur mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në lidhje me refugjatët afganë, duke ritheksuar lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës./KosovaPost/