Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se Lista Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë duhet të fitojë një numër të mjaftueshëm votash në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, edhe në komunat ku serbët nuk janë shumicë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet, transmeton Kosova Post.
Rakiq i tha Veçernje Novosti se, qëllimi i Listës Serbe në zgjedhjet e 17 shtatorit është të marrë pushtetin në dhjetë komunat me shumicë serbe.
Sipas tij, zgjedhjet lokale janë vazhdim i luftës politike për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në ato zona.
“Për të realizuar qëllimet dhe detyrat e mëdha, punët e reja, investimet, projektet kapitale në komunitetet serbe, për ne është e rëndësishme dhe domethënëse mbështetja e shtetit tonë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq është e një rëndësie të paçmueshme” tha ai.sh.o./Kosova Post/