Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu përmes një postimi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet të cilat u mbajtën në Shqipëri, numërimi I të cilave po vazhdon ende, por sipas rezultateve të deritashme , Parti e Edi Ramës do të jetë fituese, shkruan Kosova Post.
Dhe kjo fitore e PS-së, për analistin Shahu del të ketë qenë edhe ‘dëshira’ e Vuçiqit.
Tutje shkruan Shahu në Facebook se vullneti i presidentit serb Vuçiq u bë, sepse ai kërkoi të votohet PS e jo PD.
“Vullneti i presidentit të Serbisë u bë. Kështu e kërkoi Vuçiq dy ditë para zgjedhjeve hartën politike të Shqipërisë dhe siç e kërkoi ai u bë, Jugu i vendit ia plotësoi porosine, nuk e votoi Partinë Demokratike, duke e ripohuar ndarjen, refuzimin, urrejtjen ndaj Veriut, të sponsorizuar nga Serbia, urrejtje të cilën e ka shaluar prej kohësh Edi Rama, për të cilin duket se Sali Berisha e Lulzim Basha u kanë bërë më keq shqiptarëve se sa u ka bere presidenti serb e shteti i tij Serbia”. Ka shkruar Shahu në Facebook.
Tutje shkruan Shahu ‘Edi Rama do të doja ta refuzojë një Shqipëri të tillë të ndarë sipas kërkesës se presidentit serb. Le ta kesh mik, duhet ta refuzosh se akte të tilla të fusin në histori si i ngarkuar i Serbise apo si nëpunës a guvernator i saj për ta qeverisë Shqipërinë’.
Postimi i plotë i Shahut:
U bë vullneti i presidentit serb Vuçiq
Vullneti i presidentit të Serbisë u bë. Kështu e kërkoi Vuçiq dy ditë para zgjedhjeve hartën politike të Shqipërisë dhe siç e kërkoi ai u bë, Jugu i vendit ia plotësoi porosine, nuk e votoi Partinë Demokratike, duke e ripohuar ndarjen, refuzimin, urrejtjen ndaj Veriut, të sponsorizuar nga Serbia, urrejtje të cilën e ka shaluar prej kohësh Edi Rama, për të cilin duket se Sali Berisha e Lulzim Basha u kanë bërë më keq shqiptarëve se sa u ka bere presidenti serb e shteti i tij Serbia.
Përjashtimin e Veriut nga qeverisja e ke bërë por nuk e mendoja si dëshirë serbe. Berisha bashkë me veten kishte në qeveri 4 veriore e 12 jugore, ti ke zero veriore.
Edi Rama do të doja ta refuzojë një Shqipëri të tillë të ndarë sipas kërkesës se presidentit serb. Le ta kesh mik, duhet ta refuzosh se akte të tilla të fusin në histori si i ngarkuar i Serbise apo si nëpunës a guvernator i saj për ta qeverisë Shqipërinë.
Edhe ti vetë e kupton se e kanë rënduar dorën manipulatoret, e kanë tepruar, e kanë kaluar masën. Është absolutisht e pamundur që ti të rrisësh vota kur ke rritë keqqeverisjen 8 vite, askush në planet nuk e beson, ani se të paguarit prej teje duan të bindin dhe të vdekurit se ti ke fituar pa manipulime e blerje masive votash. Asnjë qeveri në botë nuk rrit vota pro saj pas 8 vitesh në pushtet.Refuzoje ketë pushtet z. Rama, këtë ndarje Shqipërie.
Mos harro padishah se nuk qeveris dot sa Enveri. Veç mund ta shketosh këtë vend siç e ke bërë.