Greqia konfirmoi rastin e parë, i cili sipas ministrit të Shëndetësisë është një shtetas që ka udhëtuar nga Afrika e Jugut drejt Kretës. Mësohet se i prekuri ka simptoma të lehta.
Më herët, edhe Shtetet e Bashkuara konfirmuan rastin e parë në shtetin e Kalifornisë, e po ashtu Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Koreja e Jugut, e cila po lufton me shpërthimin më të rëndë të infektimeve, njoftuan se varianti i transmetueshëm kishte mbërritur në territoret e tyre.

Ndërsa mbeten pikëpyetje të rëndësishme mbi transmetueshmërinë e variantit Omicron, i identifikuar në të paktën 24 vende rreth botës, ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove, tha në një konferencë se të dhënat duhet të jenë të disponueshme brenda disa ditësh, raporton A2news.
Të dhënat e para epidemiologjike sugjerojnë se varianti ishte në gjendje t’i rezistonte deri në një farë mase mbrojtjes natyrale apo nga vaksinat, por besohet se vaksinat ekzistuese ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjes.
Britania e madhe dhe Shtetet e Bashkaura janë mes vendeve që kanë intensifikuar fushatën për dozën përforcuese. Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci tha se të rriturit e vaksinuar plotësisht duhet të marrin dozën e tretë për të siguruar mbrojtjen më të mirë të mundshme.