Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZREE), është bërë me dy anëtarë dhe kryesues të ri, shkruan Kosova Post.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot votuan për dy anëtarë dhe kryesues të Bordit të ZREE-së.
Në votim morën pjesë 67 deputetë, për kryesuesin kanë qenë të pavlefshme 2 fletvotime, ndërsa:
Imer Fejzullahu ka marrë 64 vota, ndërsa kandidati tjetër Vehbi Sopiu ka fituar vetëm 1 votë.
Po ashtu, për zgjedhjen e anëtarëve kanë marrë pjesë 67 deputetë. Votimi i tyre ka shkuar kështu:
Astrit Saraqini 0 vota;
Gani Buçaj 60 vota;
Arjeta Pajaziti Qerimi 2 vota dhe
Lutfie Dervishi 65 vota./KosovaPost/