Një person nga Prizreni ka lajmëruar policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Kosova Post.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Beteja e Llapushnikut” në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Rr. Beteja e Llapushnikut, Prizren, 06.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.