Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një femër nga Gjilani është zhdukur para dy ditësh, transmeton Kosova Post.
Policia raporton se ankuesja kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saja) dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është informuar prokurori.
Ndërsa, njësitet policore janë duke hetuar rastin.