Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Takimi i tij me Listën Serbe vjen pas situatës së krijuar për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.
Siç shihet në pamjet e publikuara, prezent në takim ishte edhe i konsideruar “bos” i krimit në veri, personi që së fundmi u fut në listë të zezë nga ShBA-të, Milan Radojiçiq.
Presidenca serbe, në lidhje me këtë takim do të lëshohet komunikatë.