Zjarr në një banesë në Durrës, 3 fëmijë të vdekur

Zjarr në një banesë në Durrës, 3 fëmijë të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës të Shqipërisë ku si pasojë e zjarrit në një banesë kanë humbur jetën 3 fëmijë.

Nga informacionet paraprake të Policisë së Durrësit mësohet se të miturit i përkasin familjes në shtëpinë private të së cilës ka rënë zjarri.

“Më datë 20.09.2017, në Rromanat, në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr. Brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Nga policia deklarojnë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./aa/

Related Posts

You may also like

Kurteshin e pengojnë mediat, ‘Mos me rrini mbi kokë’

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi me të filluar