Një valë e nxehtësisë në Evropën jugore, e ushqyer nga ajri i nxehtë nga Afrika, ka çuar zjarre në të gjithë Mesdheun, përfshirë Italinë dhe Greqinë.
Kjo nxehtësi e lartë, ka bërë që Turqia vazhdon të përballet me zjarret e shumta që ndodhën gjatë kësaj jave.
Kjo ka bërë që Turqinë ta kaplojnë flakë të mëdha të cilat po shkatërrojnë tokë, shtëpi, pyje dhe kanë vrarë kafshë të ndryshme.
Një numër i madh i estradës turke kanë reaguar në rrjete sociale duke kërkuar ndihmë për shtetin dhe popullin turk.
Ndër ta është edhe çifti i njohur shqiptaro-turk Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman.