Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën (31 tetor) në këtë vend.
Zaev ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së duke marrë gjithë përgjegjësinë për disfatën e partisë së tij në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor dhe në balotazhin e mbajtur, më 31 tetor.
Ai tha se pavarësisht dorëheqjes nuk është për zgjedhje të parakohshme, por që qeverinë ta drejtoj një kuadër tjetër i LSDM-së.
“Nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të qëndroj këtu në këtë periudhë sa më duhet, për të organizuar një Qeveri të re me një shumicë progresive që ka dhe mund të zgjerohet”, ka deklaruar Zaev.rel