Zgjedhjet në komunën e Skenderajit kanë ngjallur reagime të shumta, për faktin se atje nuk arriti të sigurojë shumicën kandidati , ish-kryetari Bekim HJashari, në raport me kandidatin e PDK-së Fadil Nura.
Për garën e ‘padrejtë’ mes PDK-së dhe kandidatit të pavarur Bekim Jashari, tash së fundi reagon edheanalisti nga Amerika, prof. Dr. Binak Maxharraj.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër PDK-në dhe ‘komandantët’.
“Ju komandantët që tani jeni strehuar në PDK, e luftuat familjen e shenjët të Jasharëve të Prekazit gjatë luftës. E shantazhuat, ua ndalët ndihmat të derguara nga disapora për blerjën e armëve.Ju komandantët e kaqubave nuk i dolët në ndihmë kur kjo familje e vetme po luftonte me ushtrinë e Serbisë ndërë më të fortat në Evropë. Heroikisht luftoi tri ditë e tri netë duke i bërë ballë altilerisë së kësaj ushtrie’,ka shkruar Maxharraj në Facebook.
Postimi i plotë i Maxharrajt:
Ju komandantët që tani jeni strehuar në PDK, e luftuat familjen e shenjët të Jasharëve të Prekazit gjatë luftës. E shantazhuat, ua ndalët ndihmat të derguara nga disapora për blerjën e armëve.
Ju komandantët e kaqubave nuk i dolët në ndihmë kur kjo familje e vetme po luftonte me ushtrinë e Serbisë ndërë më të fortat në Evropë. Heroikisht luftoi tri ditë e tri netë duke i bërë ballë altilerisë së kësaj ushtrie.
Tri ditë e tri netë heroikisht luftoi kjo familje në krye me komandantët Adem dhe Hamëz Jasharin. Nuk iu trembë as syri sepse luftonin me hakikat, luftonin më zemër për lirinë e Kosovës. Luftuan derisa më nuk u dëgjua pushka e tyre sepse ata të gjithë mbi 58 anëtarë gjatë tri ditë e gjatë tri netëve ishin masakrua nga ushtria më e fuqishme në Evropë pa i ardhë në ndihmë askush.
Ata ranë heroikisht të gjithë në altarin e lirisë.
Por, ju komandantë që gjatë luftës më shumë fshiheshit pas kaçubave, ju pas luftës pa fije turpi dhe pa as dy gishta fytyrë thirreshit, përbetoheshit në familjën e Jasharëve, jo pse e donit por për përfitime materiale. Në emër të kësaj familje ju komandantë vodhët dhe plaçkitet sa keni mujtë këtë shtet derisa u pasuruat në milionera duke e lanë popullin në vuajtje që nga zori ikëte nga vendi pa e shiju lirinë e shumëpritur.
Zoti ju marroftë o të pafytyrë, sepse ju komandantët i vodhët edhe mjetet që ishin dhënë për ndërtimin e memorialit të Jasharëve, i cili sot e kësaj dite ka mbetë i shëmtuar.
Por, ju komandantë që jeni strehuar, strukur si qyqet e zeza në PDK edhe sot nuk keni respekt, nuk keni qëndrim njerëzor ndaj kësaj familje, nuk keni respekt ndaj heronjve të kombit Adem dhe Hamëz Jasharit, nuk keni respekt për gjakun e derdhur të kësaj familje për lirinë e Kosovës që ju sot pa të drejtë e gëzoni dhe po e keqpërdorni.
Ju sot si qyqet e zeza, si shtrigat jeni qua prapë kundër kësaj familje.
A ka gjë më turpshme kur sot kësaj familje ia vidhni edhe votat e popullit që kjo familje mos të fitoj në zgjedhjet në Skenderaj, ashtu njësoi siç ia vodhët edhe ndihmat gjatë luftës dhe e latë pa armatim.
Hajnat nuk kanë fytyrë, janë të pa fytyrë. Të tillë ishit në luftë, të tillë jeni në paqe hajna dyfyrësh.
Por, mbajeni në mend ju komandantë të djallit më kot e keni sepse kurrë nuk mund ta gjunjëzoni dhe të thyeni këtë familje, sepse ju komandatë hajna, plaçkitës jeni të vegjël ndaj kësaj familje e cila e ka lagur truallin e Kosovës me gjakun e saj për lirinë e Kosovës.