Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.
Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
Por ketë shtrenjtim po e kundështojnë deputetët e opozitës, në këtë rast, Abelard Tahiri, shefi grupit parlamentar të PDK-së, tha se ky vendim i ZRrE-së, duhet të anulohet sot.
Ai tutje ka kërkuar debat parlamentar rreth shtrenjtimit të rrymës, pasi siç tha ai, kjo e rëndon gjendjen e Kosovës.
“Kërkojmë që ta kemi mocion procedural ta fusim një pikë ku do të debatojmë për këtë vendim. Për instrumentin e kryeministrit Kurti, që tashmë është shndërruar në një instrument të tij, vërtetë e rëndon gjendjen jashtëzakonisht shumë në Kosovë. Ky vendim të anulohet sot. Ky është realitet i hidhur në vendin tonë, realitet që s’mund ta përballojë asnjë qytetarë”, tha Tahiri.
Për më tepër, opozita kërkoi edhe shkarkimi i Bordit të ZRrE-së.