Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usama Zukorlic, tha se PPS është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me Partinë Progresive Serbe në fushën e realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore për Sanxhakun dhe, siç tha ai, eliminimin e padrejtësive dekadash ndaj popullit boshnjak në Sanxhak, transmeton KosovaPost.
Sipas tij, Partia për Drejtësi dhe Pajtim përfaqëson popullin boshnjak, por, siç thotë ai, shumica e bashkësive të tjera kombëtare në Serbi e konsiderojnë atë lider që do t’i përfaqësojë në Kuvend dhe në Qeverinë e Republikës së Serbisë.
PPS rriti ndjeshëm rezultatin zgjedhor në krahasim me rezultatin e dy viteve më parë. Ne presim pozicione shumë të rëndësishme nga të cilat do të mund të ngrihemi për qëllimet tona të programit . Roli i boshnjakëve në institucionet e Beogradit është tani kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Më shumë informata do të dihen për publikun pas takimit me presidentin e serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Zukorliq./KosovaPost/