Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) dhe kryetari i saj Usame Zukorliq kanë përkrahur tubimin “Serbia pa Dhunë” që po mbahet të dielën në Beograd, transmeton Kosova Post.
Nënkryetari i SPP-së, Rejhan Kurtoviq, në një deklaratë ka thënë se zyrtarë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizues të asaj partie do të shkojnë të dielën në mënyrë të organizuar në Beograd, shkruan Happy .
– Mbështetja më e madhe për këtë tubim vjen nga Sanxhaku, nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Pajtim. Për më tepër, komitetet e partisë sonë nga Beogradi dhe qytetet tjera me kapacitet të plotë do të japin mbështetjen e tyre – tha Kurtoviq.