Arber Vokrri është zv. ministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës nga më të zëllshmit dhe më të afërt me qytetarët. Ai është një praktikues i Fesë Islame që më mburrje e praktikon. Ai me dijen dhe veprimet e tij çdo ditë e më shumë po respektohët nga qytetarët kudo në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Si njeri i zëshum në të drejtat e qytetarëve ai me ngulm vepron e punon në përmirësimin e gjendjes së një pjese të shoqerisë siç janë ata me nevoja të veçanta, sot gjatë ditës shihej ku fizikisht ndihmonte një person me karroc për disa kilometra nepër kohën me shi deri tek shtëpija e tij. Në profilin e tij ai paraqiti dhe nevojat emergjente që duhët merren për të jua lehtësu jetën sado pak kësaj pjese të shoqërisë.
Ky është postimi i tij;
“Sabinën e takova parmbrëmë në sheshin kryesor të Prishtinës. Në shi i luste kalimtarët që ta ndihmojmë. Vëzhgova nga larg për 2-3 minuta dhe Sabina përpiqej herë pas here ta shtynte karrocën e saj të vjetëruar, por ishte lodhur dhe rrotat e lagura nuk shtyheshin lehtë. Kurse kalimtarët s’denjin ta ndëgjonin. Qentë e qytetit tregoheshin më kureshtarë.
E shoqërova Sabinën deri në Dardani. Shtyrja e karrocës nëpër rrugët me gropa, me pllaka të munguara e me baltë është sfidë edhe për mua që -lavdi Zotit- nuk kam marrje gjymtyrësh. Por ky hapërim dykilometërsh nuk ishte ndonjëfarë peripecie në krahasim me atë që na priste kur mbërrijtëm te hyrja e ndërtesës ku jeton Sabina. Sensori për hapje të derës ishte i paaritshëm për personat që përdorin karrocë. E hapa derën e hyrjes dhe ndërtesa nuk kishte ashensor. Për fat qëlloi shoku im Iliri dhe e tërhoqëm Sabinën me karrocën e saj shkallëve deri në katin e tretë…
Personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për më shumë mirëkuptim nga shoqëria e shteti. Para së gjithash nevojiten më shumë kujdestarë për ta; Sabina e shumë si ajo nuk kishin të tillë.
Sot është Dita Botërore e Personave me Nevoja të Veçanta. Kosova i ka rreth 250000 të tillë dhe Qeveria e ka shpallur 2022-tën si vit të tyre, duke ndërmarrë nisma ligjore dhe dhënë mbështetje financiare. MAPL bashkë me Komisionin Europian është sponsor i projektit infrastrukturor që e lehtëson qasjen e këtyre qytetarëve tanë në institucionet shëndetësore.
Bisedoni me ta, ndëgjojini, ndihmojuni drejt realizimit të barazisë në marrje të shërbimeve dhe plotësim të nevojave, shkruan zv.ministri Vokrri në profilin e tij.