Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shpallet qytetar nderi i Zveçanit, për shkak të angazhimit të tij për ruajtjen e Kosovës dhe investimeve të shumta, posaçërisht në Zveçan, transmeton Kosova Post.
Siç ka mësuar Tanjug, ai do të shpallet qytetar nderi në ceremoninë me rastin e Ditës së Komunës së Zveçanit, dhe pllaka dhe çelësi i qytetit të Zveçanit do të merren në emër të Vuçiq nga drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.
Para Vuçiq, kjo mirënjohje iu dha tenistit Novak Djokoviq ish-drejtori i Zyrës për Kosovë, ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara Marko Gjuriq-it dhe presidentit rus Vladimir Putin./Kosova Post