Autori i dyshuar, kosovar 33 vjeçar, është arrestuar. Rrethanat e sakta të aktit janë ende të paqarta. Policia e kantonit St.Gallen është në kërkim të dëshmitarëve, përcjell KosovaPost.
Në një konflkt verbal mes tri grave që ka ndodhur pasditen e së martës, një burrë i pa përfshirë më parë, ka ndërhyrë, me ç`rast ka kërcënuar dy nga gratë me thikë dhe ka plagosur lehtë njërën prej tyre.
Autori i dyshuar, kosovar 33 vjeçar, është arrestuar pas hetimeve fillestare, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e sakta të aktit janë ende të paqarta. Policia e kantonit St.Gallen është në kërkim të dëshmitarëve.
Sipas gjetjeve aktuale të policisë së kantonit St.Gallen, dy gra të moshës 31 dhe 34 vjeç po shëtisnin me një qen në Gärtlistrasse në Sevelen të martën pasdite. Më pas, sipas komunikatës, ato kanë takuar një grua të panjohur me karrocë dhe me një qen të vogël, me ç`rast qeni i 34-vjeçares ka filluar të lehte, shkruan tagblatt.ch. Pas kësaj ka pasur një diskutim të shkurtër mes dy pronareve të qenve.
Gjatë këtij debati dyshohet se ka ardhur një burrë 33-vjeçar i pa përfshirë më parë, i cili ka fyer 34-vjeçaren. Pronarja e panjohur e qenit me karrocën është larguar nga vendndodhja. Më pas 33-vjeçari ka kërcënuar me thikë dy femrat dhe ka plagosur lehtë në kofshë 34-vjeçaren.
Kur 31-vjeçarja ka alarmuar për situatën e saj emergjente, kanë ardhur në ndihmë dy burra të tjerë. Më pas 33-vjeçari kosovar është larguar. Ai është arrestuar të mërkurën pas një hetimi fillestar, përcjell albinfo.ch. Edhe dy personat që kishin ndërhyrë, janë larguar pa lënë të dhënat e kontaktit.
Përveç dy burrave dhe gruas me karrocë, ngjarjen duket ta kenë parë edhe persona të tjerë. Policia u kërkon atyre që mund të japin informacion për rrjedhën e ngjarjeve të raportojnë në policinë e kantonit St.Gallen në 058 229 49 49.