Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar sulmin tragjik që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të komunës së Deçanit ku u vranë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Në reagim e BE-së, ndër të tjera thuhet se mi thuhet se ‘Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson që keqbërësi të sillet para drejtësisë teksa mendimet dhe lutjet janë me viktimat dhe familjet e tyre’.
“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, thuhet në reagimin e tyre në Twitter.
Shocked & deeply saddened by the despicable attack on the student bus. @EUKosovo hopes the perpetrator will be swiftly brought to justice. Our thoughts and prayers are with the victims & their families. We wish a speedy recovery to the injured.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) November 27, 2021