Sot më 10 nëntor 2021, në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00, do të realizohen aktivitetet më fëmijë, në kuadër të fushatës sensibilizuese dy javore në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës me moton “Dhuna nuk ka justifikim” si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve, në kuadër të fushatës #RriteMeDashni, të organizuar nga “Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovëdo të realizojnë fushatën sensibilizuese dy javore në shtatë qendrat më tëmëdha të Kosovës me moton “Dhuna nuk ka justifikim”si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës me theks tëveçantë ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve në kuadër të fushatës #RriteMeDashni.
Sot më 10 nëntor 2021 (e mërkurë) në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të realizohen aktivitetet më fëmijë.
Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” dhe ndalimin të ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji, që fëmijët të ndjejnë mbrojtjen dhe sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.
Poashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës si një dukuri mjaft e shprehur në shkollë dhe familje por jo vetëm.
Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve #RriteMeDashnirealizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar./KosovaPost/