Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Bosnje e Hercegovinë, (BiH), ka konfirmuar zyrtarisht se ka dërguar një notë proteste në të cilën ndër të tjera thuhet se autoritetet e këtij vendi nuk e pranojnë legjitimitetin e Christian Schmidt si Përfaqësuesi i ri i Lartë në BiH, transmeton Kosova Post.
” Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në BiH, deklaron se meqenëse projektrezoluta për emërimin e Përfaqësuesit të Lartë të propozuar nga Kina dhe Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB -së nuk u miratua, pala kineze konsideron se emërimi i një Përfaqësuesi të Lartë të ri nuk është legjitim’ thonë nga Ambasada e Kinës, në BiH, lidhur me notën e protestës diplomatike.
Siç është raportuar më parë nga media, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, notën e protestës diplomatike e ka dërguar në adresë të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në BiH dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave.
Ambasadori rus në BiH, Igor Kalabukhov, ka deklaruar ditë më parë se vendi i tij nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjes së Schmidt, dhe tha se ai nuk kishte ndërmend të bashkëpunonte me Schmidt, raportoi RTRS.