Skuadra nga Pozhorani, Vllaznia, emëron kryetrajnerin e ri.
Nazmi Rama, merr timonin e kësaj skuadre.
Ish futbollisti i mirënjohur synon që me Vllazninë të ikin sa më larg pjesë së poshtme në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
“Sot në ambientin e stadiumit të KF Vllaznia klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Nazmi Rama.Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të merrte drejtimin e skuadrës.
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese në arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, njofton KF Vllaznia, e cila renditet në vend të nëntë me 13 pikë.