Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se një avion rus është rrëzuar mbi lagjen Darnytskyi të Kievit raporton “CNN”.
Anton Herashchenko thotë se avioni u rrëzua pranë një shtëpie në rrugën Koshytsia 7a.
Pretendimi i pakonfirmuar pason raportimet për disa shpërthime më herët në kryeqytetin ukrainas.
Sipas zyrtarëve ukrainas, ditën e enjte një bazë ushtarake në Brovary që është një qytet afër Kievit u godit nga raketat ruse, duke lënë gjashtë persona të vdekur.