“Ne kemi vënë nën kontroll 88 prej gjithsej 98 zjarreve pyjore mes datave 28-31 korrik 2021.
Përpjekjet për të vënë nën kontroll edhe 10 zjarre të tjera vazhdojnë me përkushtim madhor”, deklaroi Bekir Pakdemirli përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Në tabelën e shpërndarë bashkë me njoftimin e lartpërmendur nga ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, bëhet me dije se vatrat ende aktive të zjarrit janë: 1 në Adana, 3 në Antalie, 3 në Mersin, 2 në Mugla dhe 1 në Osmaniye./TRT