Zyrtarët ukrainas thonë se 436 trupa janë zhvarrosur nga një vend varrimi masiv në qytetin lindor të Izyum.
30 prej trupave kishin shenja të dukshme torture.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synyehubov dhe shefi i policisë, Volodymyr Tymoshko, u thanë gazetarëve në Izyum se tre varre të tjera janë gjetur në zonat e rimarrë nga forcat ukrainase në një kundërofensivë këtë muaj, raportoi AP.