Pas një aksidenti të rëndë në trafik ka ndërruar jetë zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.
Lajmin e hidhur në mëngjesin e sotëm e konfirmoi edhe bashkëpartiaku i tij dhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.
Përveçse ishte i angazhuar në politikë, Krasniqi ishte edhe kryetar i klubit të futbollit të femrave, KFF Malisheva.

Klubi kosovar i aka dhënë lamtumirën Krasniqit me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i KFF Malishevës:
“Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!
Albert, ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bërë planifikimet tona për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysmë.
Ishin orët e vona të mbrëmjes kur nuk kishte shumë kohë që u pershëndete nga ne, për t’u takuar sërish me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë.
Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur, e bujar siç dite ti.
Lamtumirë Kryetar
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”. /Zeri.info