Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bujar Cakolli ka dal kundër vendimit të kryesisë së partisë për t’i shkuar në takim Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Cakolli përmes një postimi në ”Facebook” këtë vendim të partisë e ka konsideruar gabim.
“GABIM! PIKË!”, ka shkruar ai.
Ndërkohë nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja do të marrë pjesë të hënën në takimin e thirru nga Kurti e Osmani.
“PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Krasniqi për Express.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30.
https://www.facebook.com/bujar.cakolli/posts/3573171622805510