Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shkruar historinë në zgjedhjet parlamentare në vend.
Por ka zyrtarë të VV-së që nuk janë të kënaqur me këtë rezultat dhe pretendojnë të fitojnë përqindje më të madhe në zgjedhjet e reja parlamentare.
Një prej tyre është zyrtari Blerim Sallahu, i cili beson që mandati i qeverisë do të shkojë deri në fund, dhe më pas në zgjedhjet e reja nacionale VV do t’i marrë së paku 81 deputetë.
“Pas katër vitesh synojmë ti marrim së paku 81 deputetë!”, ka shkruar Sallahu në Facebook.