Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur me 200 euro një qytetar për hedhjen e mbeturinave inerte në mënyrë “të rrezikshme dhe në hapësirë publike”.
“Inspektorët e Inspektoratit të Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit”, njofton kryeqyteti, derisa pati edhe një thirrje për qytetarët.
“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keniTë nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hidhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”.