Myftiu Tërnava gjithashtu shprehu gatishmërinë për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta në frymën vëllazërore, për të mirën e besimtarëve myslimanë dhe forcimin e mëtejmë të lidhjeve institucionale.
Nga ana tjetër, kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Arpaguş, falënderoi myftiun e Kosovës për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm.
Ai vlerësoi lart institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rolin e myftiut Tërnava në ruajtjen e traditës islame, kultivimin e vlerave fetare dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet BIK-ut dhe DIJANET-it të Turqisë.


























