22 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga një seri të shtënash në dy zona të ndryshme të qytetit Lewiston në verilindje të Shteteve të Bashkuara përcjell KosovaPost.
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve në një sallë lojërash bowling, shkruajnë mediat ndërkmbëtare.
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Lewiston, Maine”, tha Osmani.
“Zemrat tona janë për banorët e Lewiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, theksoi ajo.