E reja që sot është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës nga erërat e forta, i është nënshtruar një operacioni.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shpend Fazliu, zëdhënës për media në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intensiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”, ka thënë Fazliu.