Të paktën 26 mijë e 900 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Ajo në deklaratën e lëshuar sot gjithashtu tha se 65 mijë e 949 të tjerë janë plagosur.
Më shumë se gjysma e viktimave të luftës Izrael-Hamas janë civilë, sipas kësaj ministrie e cila drejtohet nga Hamasi./kk