Sot bëhen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata.
Ai është një nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve ’80.
Atdhetari lindi më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedh nga një familje atdhetare, e cila e bëri të nderuar dhe të respektuar.
Edhe pse në moshë të re, Fadili në vitin 1978 ishte angazhuar në grupet ilegale që vepronin atëherë në Komunën e Therandës.
Vata ndërroi jetë në vitin 1990 si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan ndaj tij nga serbët.
Në nëntor 2021 është përuruar shtëpia-muze e heroit Fadil Vata në vendlindjen e tij në Sallagrazhdë të Suharekës.