Një 42 vjeçar me inicialet Sh.S është arrestuar në fshatin Firajë të Shtërpcës, i cili shkak i disa mosmarrëveshjeve kishte shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Sipas Policisë, rreth orës 17:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Firajë të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i disa mosmarrëveshjeve kishte shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij”, tha policia.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, thuhet në njoftim.