46 persona janë vrarë në sulmet në të gjithë Libanin gjatë ditës së sotme.
Kështu ka thënë Ministria e Shëndetësisë atje, duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë plagosur edhe 85 persona, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ministri gjithashtu raportoi se vdekjet ishin rezultat i sulmeve izraelite në Libanin jugor, Nabatieh, Bekaa, Baalbek-Hermel dhe Malin Liban.