Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për Front Online lidhur me vizitën e emisarit Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi.Haliti konsideron se vizita e Lajçakut ka për qëllim shtyrjen përpara të integrimit të papenguar për në BE për të dyja palët.
“Vizitat e të ngarkuarit e BE për ndërmjetësim në mes të Kosovës e Serbisë, është në vazhdën e diplomacisë fluturuese e cila po ndodhë tani e ka ndodhur edhe gjatë e pas luftës. Besoj që qëllimi i BE është eliminimi i pengesave të dy anshme Kosovë-Serbi , me qëllim që të dyja palëve t’iu hapet rruga për integrim të papenguar dhe të papengueshëm nga të dyja palët në BE”, ka thënë Haliti.Sipas tij, BE-ja po luan me karotën pa e përdorur shkopin anipse ndaj Kosovës siç thotë ai e përdori thuprën qortuese duke aluduar në sanksionet e vendosura.
“Dmth që BE akoma po luan me Karotën pa e përdorë shkopin, edhepse kundër qeverisë së Kurtit përdori thuprën qortuese. Asociacioni është bërë pengesa kryesore sa i takon zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara e të zotuara për zbatimin e tyre”, ka thënë deputeti Haliti.Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë.se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është bërë pengesa kryesore për implementimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.
“Askush që vjen në pushtet dhe që merr përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës nuk do ketë mundësi ta heqë nga tryeza çështjen e Asociacionit, sepse sipas këndvështrimit të BE -SHBA themelimi i Asociacionit do jetë fundi i mundësisë së Serbisë për destabilizimin e rajonit ashtu siç edhe Asociacioni pa kompetenca ekzekutive do krijoj përgjegjësi e raporte të mira ndërnacionale”, ka thënë Haliti.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk e përjashton mundësinë se në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me kryeministrin Albin Kurti për një koalicion të mundësh qeverisës për zgjedhjet e ardhshme.Ai thotë se në këtë diskutim nuk përjashtohet mundësia edhe e angazhimit të parive të komunitetit serb në zgjedhjet e ardhshme.
Haliti thotë se partitë politike ne Kosovë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme nacionale, por konsideron se Albin Kurti nuk do të shkoj në zgjedhje para fillimit të 2025-tes nëse BE-ja nuk i bënë presion për Asociacionin.
“Të gjitha partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, kjo është e dukshme, por Albinin nuk e kam dëgjuar të prononcohet. Unë mendoj që Albini nuk do shkoj në zgjedhje para fillimit të vitit 2025 nëse BE-ja nuk i bënë presion për Asociacionin, por nuk e përjashtoj mundësinë që në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me të lidhur me koalicionin e ardhshëm qeverisës e sidomos angazhimin e partive të komunitetit serb për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë.