Legjenda e karatesë, Enver Idrizi, është emëruar drejtor i kombëtares së Kosovës në karate.
Bordi ekzekutiv i FKK-së ka marrë vendim për emërimin e Idrizit, duke kompletuar kësisoj edhe stafin e kombëtares.
“Bordi Ekzekutive i FKK-sk mbajti mbledhjen e parë konstituive pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së z. Besart Baruti, ku mori disa Vendime për të cilat Klubet e FKK-së janë njoftuar sot!
Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë u emërua drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate”, njofton FKK.